Vajtim: ZOTI NA LASHT SHNOSH RUGOVË. –
Aktori i njohur, Çun Lajçi ia ka dedikuar një shkrim aneks-marrëveshjes për Demarkacion që u nënshkrua mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi e atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, që i hap rrugë ratifikimit të Marrëveshjes së vitit 2015, shkruan Periskopi.
Lajçi ka vajtuar Çakorrin që mbetet jashtë në bazë të asaj marrëveshje.
“Tani kur mua m’la Zoti pa Bubulinën, e kur Hashimi e vuni edhe nji “ IMZA” në letrat e Malit Zi, lirisht iu thërras t’ma shnoshni kryet për Çakorrin, ( mua, Jo Juve ) njisoj siç vepruet për Bubulinën, se këtu muer fund andrra ime për“Gjeneralët e Dukagjinit e të Drenicës”, ka shkruar ai, teksa ka shprehur dëshpërimin e tij madje edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili sa ishte në opozitë kishte qenë zë i fuqishëm kundër kësaj marrëveshje.
Lexoni të plotë shkrimin e Lajçit:
Kur shkrova para 4 muajve:
ZOTI NA LASHT SHNOSH RUGOVË
shumë nga malsortë e mi m’u idhnuan, e nder ta edhe Ali Lajçi. Por unë përkundër apolitizimit tim e kisha nuhat TRADHËTINË!
-Qysh me thanë ashtu Ti që tre libra me poezi ia kushtove Çakorrit e 12 videoxhirime i bane vet atyne bjeshkëve tue kundershtua Muratin, Hashimin e Isën.
-Fshije m’tha shkrimin se n’kofshim Ne gjallë nuk kemi me lanë.
-Kush Ju, i thashë.
-Ne të VV ma ktheu.
-Aiii bre Ali, prita mos po thua: NE RUGOVAST, se Nuro Kurti nuk priti me mbrojt Çakorrin partitë jo, po e thirri Rugovën e ata me gjoksa e krena e murosen, e ti po m’thua për partinë tande.
-Rugovën i thashë ku e ke, Rugovën, se kanë me të ngi partitë edhe Ty!
-Dhe e fshina shkrimin, se s’deshta me deshpërua as vetën.
Tani kur mua m’la Zoti pa Bubulinën, e kur Hashimi e vuni edhe nji “ IMZA” në letrat e Malit Zi, lirisht iu thërras t’ma shnoshni kryet për Çakorrin, ( mua, Jo Juve ) njisoj siç vepruet për Bubulinën, se këtu muer fund andrra ime për
“ Gjeneralët e Dukagjinit e të Drenicës” e Ti Ali lufto me krahtë e thyem të VV-së!
Unë sonte po qaj këtu në Vankuver për Rugovën, si Azem Shkreli dekada para për Arberinë!
Ai pati të drejt, por unë s’dua me besua ne mashtrimet e
“ Melaqeve të Perendisë” Hashim, Fatmir, Kadri.
-Ramush, mos m’thuej cili do t’jeshë Ti!
Atëherë:
M’thuej Vankuver, për çka e festoj sonte 17 Shkurtin me mergimtarët e tretun kaq larg?
Për humbjen e 80 Km tokë Kosove?
ZOTI m’lasht shnosh për Ty Çakorr. M’i ruej t’pakten eshtnat e Bubulinës!