Vajza e Jakup Krasniqit sulmon Edi Ramën

– 09/11/20

Vajza e Jakup Krasniqit, ish-zëdhënësit të UÇK, që u paraqit sot para tribunalit të Hagës, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, ku teksa nxjerr të atin që po përballet me një akuzë që besohet se është lobuar dhe investuar nga Beogradi, më anë tjetër, nxjerr Edi Ramën që është në komunimin me Presidentin serb, Vuçiç. Komunikimi mes Ramës dhe Vuçiç ndodhi pikërisht sot teksa seanca në Hagë kishte nisur.

Gresa Krasniqi ka shkruar edhe disa radhë nga poema e famshme e Ndre Mjedës, “Po sot Shqypni pa më thuej si je”.

Jakup Krasniqi mbajti sot në Hagë fjalim emocionues. Ai nuk pranoi asnjë nga akuzat dhe tha se ka luftuar vetëm për çlirimin e Kosovës. Ai denoncoi trajtimin që i kanë bërë duke e marrë me pranga e duke e shoqëruar si të ishte kriminel.

Sot ishte seanca e parë në Hagë, lidhur me aktakuzën e prokurorisë speciale për krime lufte ndaj ish-udhëheqësve të UÇK.

Gazeta Mapo