Vaksina ruse dhe kineze në Shqipëri? – Qeveria miraton aktin normativ që negocion me qeveri dhe shtete të tjera

11 MARS 2021

Qeveria ka marrë një vendim ku autorizon ministrat Manastirliu dhe Ahmetaj për të negociuar me shtete të ndryshme për sigurimin e vaksinës anti Covid.

Vendimi është marrë në formën e një Akti Normativ, i cili nënkupton se do të kalojë me procedurë të përshpejtuar në Parlament, duke përfshirë kështu edhe nisjen e mënjehërshme negciatave të vaksinave.

“Dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit, me distributorë të autorizuar, me qeveritë ose institucionet e autorizuara prej tyre, të vendeve që prodhojnë ose distribuojnë vaksina anticovid, për të siguruar këto vaksina, të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre”, thuhet në Aktin Normativ.

Edhe pse nuk thuhet në mënyrë eksplicide se për cilat shtete bëhen fjalë, por kjo i hap mundësinë që Shqipëria të shohë përtej atyre që ka nënshkruar marrëveshje si programi Covax apo dhe ndihma e BE-së, duke marrë edhe vaksinat ruse apo kineze, të cilat janë kontestuar nga ana e kryeministrit Edi Rama fillimisht.

Por në deklaratat më të fundit, Rama bënte të ditur se mos marrja e vaksinave ruse Sputnik dhe Sinopharm nuk lidhej me ccështje gjeostrategjike, por me faktin se nuk kishte vaksina në dispozicion.

Vendimi i qeverisë/ Akti Normativ

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 10 Mars 2021:

AKT NORMATIV
PËR

DHËNIEN E AUTORIZIMIT MINISTRIT TË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE DHE MINISTRIT TË SHTETIT PËR RINDËRTIMIN PËR ZHVILLIMIN E NEGOCIATAVE ME PRODHUESIT, ME DISTRIBUTORË TË AUTORIZUAR, ME QEVERITË OSE INSTITUCIONET E AUTORIZUARA PREJ TYRE, TË VENDEVE QË PRODHOJNË OSE DISTRIBUOJNË VAKSINA ANTICOVID, PËR TË SIGURUAR KËTO VAKSINA, TË CILAT JANË TË CERTIFIKUARA NGA TRUPA CERTIFIKUESE NË VENDIN E PRODHIMIT TË TYRE

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Neni 1
Dhënie autorizimi për zhvillimin e negociatave

Dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit, me distributorë të autorizuar, me qeveritë ose institucionet e autorizuara prej tyre, të vendeve që prodhojnë ose distribuojnë vaksina anticovid, për të siguruar këto vaksina, të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre.

Neni 2
Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Gazeta Shqip