Vaksina shpëton bletët? – Asgjesimi i bletëve alarmant, ekspertët shpresë te vaksina
14 Marsi 2023
Asgjesimi i bletëve me ritme alarmante në të gjithë botën për shkak të sëmundjeve, parazitëve dhe ngrohjes globale, bëri që studiuesit të propozonin vaksinën e parë për insektet. Por a po funksionon vaksina? Ju njeh materiali në vijim.
Rreziku i zhdukjes së bletëve me ritme alarmante solli vaksinën e parë për insektet. Kjo vaksinë u miratua para pak kohësh nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë. Qëllimi është të ndihmojë bletët që rrezikohen nga ndotja e mjedisit, si dhe sëmundjet shkatërruese dhe vdekjeprurëse, që mund të asgjesojnë koloni të tëra.
Por si funksionon vaksina? Bletërritësit e përziejnë vaksinën me ushqimin për bletët punëtore, të cilat më pas sekretojnë “pelte” mbretërore për mbretëreshën e tyre. Pasi mbretëresha të ketë gëlltitur vaksinën, ajo do të përhapet në vezoret e saj, ku larvat e bletëve në zhvillim do të ekspozohen ndaj vaksinës dhe ato do të lindin me imunitet ndaj sëmundjes.
“Ne vaksinojmë mbretëreshën dhe më pas miliona trashëgimtarë të saj lindin me imunitet,” shprehet ekspertja Annette Kleiser.
Bletërritësit në Amerikë flasin për shifra alarmante, rreth 50-70% të bletëve po asgjesohen, sipas tyre. Shkak janë sëmundjet, parazitët dhe ngrohja globale.
“Ne po pëpriqemi të kuptojmë se si mund të reduktojmë këto shifra të larta humbjesh të bletëve” thotë Joperg Mayer, studiues nga Universiteti i Xhorxhias.
Bletët pjalmojnë një të tretën e bimëve të shumta që kultivohen për konsum në SHBA, rreth 15 miliardë dollarë kultura në vit. Qeveri po shton kujdesin ndaj tyre me punonjës shtesë që asgjesojnë ndër të tjera edhe kolonitë e humbura.
Por a mund t’i shpëtojë vaksina bletët? Ekspertët shpresojnë në përpjekjet e tyre.