Vala e të nxehtit do sjellë uragan në Mesdhe!
27 Korrik 2023
Mesdheu ka kapërcyer valën e dytë të të nxehtit deri më tani këtë vit, duke prekur edhe vendin tonë. Një valë shumë e ashpër e ka përfshirë pothuajse të gjithë gadishullin, duke e ngritur temperaturën në 45 gradë në zona të ndryshme të vendit. Mario Picazo, meteorolog spanjoll për eltiempo.es, ka bërë tashmë parashikimin e tij të frikshëm për ditët në vijim jo vetëm për Spanjën dhe e ka të qartë: “Gjatë kësaj jave do të mbërrijnë disa fronte që do të prekin veriun e gadishullit. Me këtë do të rritet paqëndrueshmëria në këto zona”.
Ai gjithashtu ka dashur të prononcohet në rrjete për ndryshimin e klimës. Një fenomen që do të sjellë pasoja katastrofike për bregdetin mesdhetar. “Mesdheu është një pikë e kuqe në planet që thyen rekordet e temperaturës dhe kontribuon në një sasi të madhe avulli uji në atmosferën e rajonit”, shtoi ai. Dhe ky uragan i parashikuar, që ditët e fundit ka shkatërruar zona në Itali, Kroaci, e Serbi, pritet të prekë të gjithë Mesdheun. Sa i saktë do jetë parashikimi i Picazo?
Kjo do shihet ditët në vijim…