Gurorja e mermerit ne Malin e Shenjt te Tomorrit asht ma teper se vandalizem. Kush i dha 12 leje per kete vandalizem? Ky mal qe neser gjithe shqiptaret do te krenoheshin per historine e tij , per arin arkeologjik qe ruan brenda si “Dodona Shqiptare” po shkaterrohet. Qafa e Devrise , me e bukura qafe monument Natyral me Karstin e tij, e cila lidhe luginen e Tomorrices (me fshatrat Floq Rehove, Zaloshnje, Gjerbes, Barçi, Vishnje etj) me tokat e Skraparit nga ana tjeter ( Prrenjas mal, Corita, Radesh e deri poshte ne qytet).
Mali i Tomorrit asht shpallur Park Kombetar me vendim te KM 2012, Zone mbrojtur, 2015. Po pse u lane jashte fshati Melove me Qafen e Devrise, kur vetem pak km e ndajne nga Qafa e Kulmakut dhe maja e Tomorrit?


Sa nuk eshte vone le te ngrihen banore e shoqata, persoalitete, arkeologe e gjithekujte i dhembet sadopak Atdheu ne mbrojtje te ketij vandalizmi “modern”.
C’jane keto firma greke, indiane, shqiptare e kush po e di?


Te mbrohet Tomorri dhe zona rreth tij, te mbrohet Mali i Perendise shqiptarve , te mbrohet e kaluara dhe e ardhmja!!