Vangjeli parashikon zhvillimet e papritura politike: – “Pakt mes Bashës dhe Berishës”.

2 DHJETOR 2021

Analisti Lorenc Vangjeli komentoi sot në emisionin  ‘ABC Live’ mbledhjen e dy Kuvendeve të PD-së, një në 11 dhjetor dhe tjetri në datën 18.

Mirëpo Vangjeli nuk e përjashtoi mundësinë që Basha dhe Berishë mund të gjejnë edhe gjuhën e përbashkët.

“Në politikë është gjithçka e mundshme, ka pasur armiqësi dhe më të forta se Berisha me Bashën me Ramën, por nuk kanë prodhuar rezultate. Takimi mes Berishës dhe Nanos, ku ky i fundit u fut dhe katër vjet në burg, por që interesi i bëri bashkë. Nuk e shikoj të pamundur një pakt mes Bashës dhe Berishës, por nuk e di sesa do të mund të japë ai energji pozitive te demokratët. Identikiti i drejtuesit të nesërm të PD-së, është ai i demokratit që është në gjendje të bashkojë opozitën dhe ta bëjë atë më të madhe se PD-ja”, tha Vangjeli.

“Arkani i Berishës po përgatit strukturat”, Azgan Haklaj plas ‘bombën’ dhe i drejton thirrjen urgjente ambasadores Yuri Kim: Më 12 dhjetor do…

“Kërkesa fillestare e SHBA-së ishte shpallja ‘non-grata’ e Bashës”, analisti i njohur nxjerr prapaskenat nga selia blu dhe tregon ‘armën’ që do përdorë Berisha në 11 Dhjetor

Parandalon goditjen në tru, kjo është bima më shëruese në botë, gjendet lehtësisht në vendin tonë

Sipas tij, as Basha dhe as Berisha nuk do ta shpëtojnë PD-në nga kriza që është futur, pasi të dy janë larguar si humbës.

“As veç e veç dhe as të dy së bashku nuk janë në gjendje që ta bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë Vangjeli.

Gazeta Sot