“Vangjush Dako ishte lidhje direkte e Ramës”. – Artan Hoxha zbardh detaje të reja nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit: – Janë bërë tentativa që…
6 Qershor 2023
Artan Hoxha, gazetar i njohur i kronikës, është shprehur mbrëmjen e sotme se Vangjush Dako ishte ndër njerëzit më të rëndësishëm në Durrës. Sipas tij, për momentin në të cilin ndodhemi, ai është personi më i rëndësishëm, edhe se ministri i Brendshëm.
“Për mua, me këtë akuzë që ka, masat e sigurisë në të tilla raste nuk i kuptoj se përse duhet të jenë kaq ekstreme. Nga e premtja deri sot, është bërë kjo tentativë, një betejë mes prokurorëve të SPAK dhe grupeve të interesave politik të këtij vendi, për të shmangur arrestimin e Vangjush Dakos”, u shpreh Hoxha.
Sipas gazetarit, Dako nuk është një peshk i vogël dhe kush kishte numrin e tij, ishte “njishi” në qytetin bregdetar të Durrësit.
“Vangjush Dako nuk është një peshk i vogël. Se është ky Vangjush Dako u bënë tentativa (që të premten), që ta bindnin. Unë nuk besoja se do e arrestonin. Në rastin konkret, Dako është gjithandej njeriu kyç. Kush kishte kontaktin e Vangjushit ishte njishi në Durrës”, vijoi ai.
Në një deklaratë për mediat, pas marrjes së dëshmisë së Dakos, avokati Petrit Ismaili është shprehur se klienti i tij është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kur pasditen e sotme ka parë emrin e tij në media.
Pjesë nga deklarata e gazetarit Artan Hoxha:
Vangjush Dako është lidhje direkte e Edi Ramës. Ai është njeri shumë i rëndësishëm. Politikisht drejtonte Durrësin, është bashkia e dytë më e rëndësishme. Ai nuk ishte thjesht kryetar, por të gjithë thonë këtë e ka vendosur Vangjushi. Ishte lidhja e të gjitha lobeve në Durrës.
Në çdo përgjim që është bërë të çdo grupi kriminal në Durrës, është Vangjush Dako. Për mua është më i rëndësishëm edhe se ministri i Brendshëm, përveç Erion Veliaj. Për momentin që jemi, ai është njeriu më i rëndësishëm.
Vangjush Dako nuk është një peshk i vogël. Se është ky Vangjush Dako u bënë tentativa (që të premten), që ta bindnin. Unë nuk besoja se do e arrestonin. Në rastin konkret, Dako është gjithandej njeriu kyç. Kush kishte kontaktin e Vangjushit ishte njishi në Durrës.
Për mua, me këtë akuzë që ka, masat e sigurisë në të tilla raste nuk i kuptoj se përse duhet të jenë kaq ekstreme. Nga e premtja deri sot, është bërë kjo tentativë, një betejë mes prokurorëve të SPAK dhe grupeve të interesave politik të këtij vendi, për të shmangur arrestimin e Vangjush Dakos.
Gazeta Sot