Bino per vaksinen brenda ka një spiun

Varianti Delta na rrezikon lirinë! – Silva Bino jep paralajmërimin e frikshëm.

12 KORRIK 2021

Alerti ndaj mutacionit “Delta”, pritet të na kthejë edhe në masa shtrënguese. Tanimë, kur të gjithë janë çliruar ndaj masave anti Covid dhe janë duke shijuar të shfrenuar atë çfarë ofron vera me plazhin dhe jetën e lokaleve, ku askush nuk ruan distancë apo maskë në ambiente të mbyllura, Komiteti Teknik i Ekspertëve është duke diskutuar në lidhje me alertin e Deltës, por dhe si do të vijohet me masat, pasi ky mutacion infekton mbi 40 % më shumë se varianti britanik.

Vendi ynë ndodhet në alert sa i përket variantit indian, ‘Delta’ të Covid-19 e në lidhje me këtë ka folur edhe Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino, e cila është shprehur se nëse në vend do të konfirmohen raste të variantit Delta atëherë do të ketë rishikim të masave anti-Covid.

“Nëse do të kemi raste me Delta natyrisht që do të ketë rishikim të masave. Nëse do të vërejmë bile edhe rritje të numrave të rasteve apo grumbullimeve natyrisht masat do të rishikohen. Imuniteti natyror nuk është i mjaftueshëm duhet vaksinimi i plotë me të dyja dozat është ai që të mbron nga të gjitha variantet,” tha Bino për TCH

Kujtojmë që pak ditë më parë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se ka sinjale se varianti Delta ka mbërritur në Shqipëri.

Ajo tha se disa mostra janë dërguar drejt laboratorit në Gjermani për të bërë vlerësimin e mëtejshëm nëse kemi të bëjmë me variantin “Delta” në vendin tonë apo jo.

Gazeta Shqip