Varianti dominues i Covid në botë. – Çfarë duhet të dini për ‘Delta’, e përhapur në 80 vende të botës
Varianti dominues i Covid në botë. – Çfarë duhet të dini për ‘Delta’, e përhapur në 80 vende të botës
– 19.06.21
Delta, varianti shumë ngjitës Covid-19 i identifikuar për herë të parë në Indi, është duke u bërë lloji dominues i sëmundjes në të gjithë botën.
Kjo për shkak të “transmetueshmërisë së saj të rritur ndjeshëm”, tha Dr. Soumya Sëaminathan, shkencëtari kryesor i OBSH-së, gjatë një konference shtypi në selinë e agjencisë në Gjenevë. Studimet bëjnë të ditur se Delta është rreth 60% më e transmetueshme se alfa, varianti i parë i identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar që ishte më ngjitës sesa lloji origjinal që doli nga Wuhan, Kinë, në fund të 2019.
Situata globalisht ”është kaq dinamike për shkak të varianteve që po qarkullojnë”, shtoi ajo. Varianti është përhapur në më shumë se 80 vende dhe vazhdon të shndërrohet ndërsa përhapet në të gjithë globin. Tani përbën 10% të të gjitha rasteve të reja në Shtetet e Bashkuara, nga 6% javën e kaluar, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Pesë gjërat që duhet të dimë për Delta:
PO PËRHAPET ME SHPEJTËSI NËPËR BOTË
Varianti Delta u zbulua për herë të parë në Indi në fund të vitit 2020, ku mendohet se ka kontribuar në numrin jashtëzakonisht të lartë të rasteve gjatë valës së dytë të vendit të COVID-19. Që nga 14 qershori u përhap në 74 vende të botës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Drejtori i OBSH-së për Evropën ka paralajmëruar se Delta është “gati të zërë vend në rajon”, pasi shumë vende përgatiten të lehtësojnë kufizimet dhe të lejojnë më shumë tubime shoqërore dhe të udhëtojnë përtej kufijve. Që nga 14 qershori, varianti Delta përbënte 10% të rasteve në SH.B.A.
ËSHTË MË E TRANSMETUESHME.
Një vend ku varianti Delta ka marrë vend është Mbretëria e Bashkuar. Meqenëse rastet e para u zbuluan në shkurt, ajo ka kapërcyer me shpejtësi të ashtuquajturën variant Alpha (B.1.1.7) që u zbulua për herë të parë në Kent, Angli, dhe që ishte vetë 43 deri 90% më i transmetueshëm se variantet para-ekzistuese të SARS-CoV-2. Delta aktualisht përbën më shumë se 91% të rasteve UK COVID-19 dhe është rreth 40% më e transmetueshme se varianti Alpha, sipas vlerësimeve të qeverisë së MB.
MUND TË SHOQËROHET ME SIMPTOMA TË NDRYSHME
Delta po përhapet me shpejtësi edhe në Kinën Juglindore. Këtu, mjekët po raportojnë se pacientët po bëhen më të sëmurë dhe kushtet e tyre përkeqësohen më shpejt sesa pacientët që ata trajtuan në fillim të pandemisë.
NJERËZIT MUND TË KENË MË SHUMË GJASA TË SHTROHEN NË SPITAL ME VARIANTIN DELTA
Shumica e të dhënave shkencore që janë botuar në lidhje me variantin Delta deri më tani, kanë ardhur nga Mbretëria e Bashkuar, ku studiuesit po përdorin një metodë të shpejtë të quajtur “testimi i vlerësimit të gjenotipit” për të parë nëse një mostër pozitive COVID-19 përmban një variant shqetësimi , të tilla si Delta, apo jo.
-Sa efektive janë vaksinat kundër variantit Delta krahasuar me variantin Alpha?
Në përgjithësi, dozat e Covid janë më efektive kundër rezultateve më të rënda, të tilla si vdekja, dhe më pak efektive kundër atyre më pak të rënda, siç është infektimi asimptomatik. Kjo vërtetohet edhe nga të dhënat e mbledhura për dy vaksinat kryesore Covid në përdorim në Mbretërinë e Bashkuar kundër të dy varianteve.
Sipas të dhënave të Shëndetit Publik në Skoci, të paktën dy javë pas dozës së dytë të Covid, mbrojtja ndaj infektimit ra nga 92% për variantin Alpha në 79% për variantit Delta për vaksinën Pfizer / BioNTech , ndërsa për vaksinën Oxford / AstraZeneca mbrojtja ra përkatësisht nga 73% në 60%. Mbrojtja kundër sëmundjes simptomatike gjithashtu është zbuluar se ndryshon në varësi të variantit të Covid-it.
Sipas të dhënave të fundit të Shëndetit Publik në Angli (PHE), katër javë pas një doze, secila vaksina ofroi pothuajse 50% mbrojtje ndaj variantit Alpha. Megjithatë për variantin Delta kjo mbrojtje ishte më e ulët, me një dozë të vaksinës Pfizer / BioNTech duke ofruar rreth 36% mbrojtje kundër sëmundjes simptomatike. Për një dozë të vaksinës Oxford / AstraZeneca kjo shifër ishte rreth 30%.
Dy javë pas dozës së dytë, ndryshimet në efektivitetin e vaksinës sipas variantit ishin më modeste, me vaksinën Pfizer / BioNTech që ofron 88% mbrojtje ndaj sëmundjes simptomatike kundrejt variantit Delta, krahasuar me 94% mbrojtje ndaj variantit Alpha. Për vaksinën Oxford / AstraZeneca, shifrat ishin përkatësisht 67% dhe 74%.
Gazeta Shqiptare