Varianti i ri i COVID bën kërdinë në Britaninë e Madhe, shifra shokuese të viktimave 24 orët e fundit
Varianti i ri i COVID bën kërdinë në Britaninë e Madhe, shifra shokuese të viktimave 24 orët e fundit
27 JANAR 2021
Vazhdon të rritet numri i viktimave në Britaninë e Madhe nga COVID-19, duke u ndeshur edhe me pasojat e variantit anglez të virusit, që ka goditur vendin javët e fundit.
Sipas të dhënave të regjistruara në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 1 725 persona në krahasim me 1 631 të një dite më parë, duke e çuar numrin total të viktimave nga COVID-19 në 101 887.
Numri më i lartë i viktimave të raportuara në një ditë të vetme ishte 1 820 të konfirmuar më 20 janar.
Rreth 25 308 raste të reja janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit nga 600 000 testime, ndërkohë që efekti i kufizimeve ka filluar të reduktojë rritjen e shtrimeve në spital.
Ndërkohë, numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ka arritur në 7 164 387, kurse 474 156 prej tyre kanë marrë edhe dozën e dytë.
Në spitalet e vendit vazhdon trajtimi i 37 605 pacientëve, prej të cilëve 3 961 gjenden në terapi intensive.
Gazeta Shqip