petrit vasili Edi Rama

Vasili: – Ballkani i Hapur i Ramës mori shuplakë nga Kancelari Scholz

12 Prill 2022

“Është momenti që Rilindja të mbyllë gojën”.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e ka konsideruar “shuplakë” qëndrimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz për nismën Ballkani i Hapur.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili thotë se kjo nismë e Shqipërisë është përbuzur nga kancelari gjerman, pasi ky i fundit ka shprehur mbështetje ndaj Procesit të Berlinit.

Vasili thotë se kryeministri Rama u kthye në një bufon qesharak kur foli për Ballkanin e Hapur përballë qëndrimit gjerman që mbështet vetëm procesin e Berlinit.

Postimi i Petrit Vasilit:

Ballkani i hapur i Ramës merr shuplakë nga Kancelari Scholz! Ballkani i Hapur kjo nismë e errët serboruse është përbuzur nga Kancelari gjerman Scholz. Kancelari gjerman ashtu si edhe Merkel me pare ka pasur nje qendrim te palekundur qe mbeshtet vetem procesin e Berlinit.

Ne Gjermani Rama u kthye thjesht ne nje bufon qesharak duke folur per Ballkanin e Hapur perballe nje qendrimi gjerman konsistent dhe te pandryshuar, qe mbeshtet vetem Procesin e Berlinit. Ballkani i Hapur eshte nje nisme, qe i sherben vetem Vuçiçit dhe interesave te Serbise kjo eshte kaq e qarte sot.

Pozicioni i Rames eshte sot me i renduar se kurre, sepse ai kapur peng nga Serbia, qe eshte aleate e forte e Rusise agresore, vazhdon te mbeshtese Vucicin dhe Ballkanin e Hapur. Politika antikombetare e Rames dhe ne dem te sovranitetit dhe interesave te shqiptareve eshte kaq e qarte pas vajtjes se tij te fundit ne Gjermani.

Rilindja dhe pupacët e saj ne qeveri e parlament eshte momenti te mbyllin gojen dhe te heqin dore perfundimisht nga mbeshtetja e turpshme e Ballkanit te Hapur. Para pak javesh kur Parlamenti po shqyrtonte nje Rezolute per luften ne Ukrainë propozova nje amendament te qarte per daljen nga Ballkani i Hapur.

Deputetet Rilindas ne menyre te turpshme e hodhen poshte Amendamentin duke mbeshtetur Vuçiçin aleatin besnik te Putinit, te atij Vuçiçi, qe refuzoi sanksionet ndaj Rusise duke u vendosur nebeshtetje te saj dhe te agresionit kunder Ukraines.

Ballkani i Hapur ky aksion politik serborus anti Kosove nuk duhet te vazhdoje me asnje hap me tej. Po ju sjell edhe nje here tekstin e Amendamentit per daljen nga Ballkani i Hapur.

AMENDAMENT:

Duke vlerësuar më shumë shqetësim se:

-Serbia është vendosur qartë dhe publikisht kundër sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Europian dhe SHBA ndaj Rusisë si agresore ndaj Ukraines.

-Në Serbi janë mbajtur demostrime të gjera publike në mbështetje të agresionit të Rusisë në Ukrainë, po kështu edhe mjaft media janë vendosur në mbështetje të hapur të këtij agresioni.

-Ballkani i Hapur është provuar gjërësisht si një veprim politik dhe shtëtëror me pasoja tepër negative për interesat ekonomike të Shqipërisë dhe të individëve e veçanërisht të fermerëve shqiptarë.

-Ballkani i hapur ka pasur një qëndrim të hapur agresiv, te njëanshem dhe diskriminues ndaj Kosovës duke minuar proçesin e njohjes së saj dhe duke i shërbyer objektivit të Serbisë për mosnjohjen e pavarësisë dhe integritetit terrotorial të Kosovës.

-Ballkani i Hapur është demostruar qartë si një veprim politik dhe shtëtëror, që ka krijuar premisa për destabilizim dhe jo unifikim ndaj edhe nuk është mbeshtetur nga Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi.

-Ballkani i Hapur ka krijuar veprime politike të qëllimshme paralele , që kanë minuar në mënyrë tepër të rrezikshme proçesin e Integrimit në Bashkimin Europian, i cili përfaqëson njëherazi edhe garantuesin dhe mbështetësin më të madh politik dhe ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Duke u shfokusuar dhe devijuar në këtë mënyrë veprimin nga prioriteti madhor dhe i patjetërsueshëm i Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, i është hapur rruga realizimit të interesave të përbashkëta, të njohura botërisht, serbo-ruse në Ballkan.

– Ballkani i hapur e vendos Shqipërinë në krahë të Serbisë, e cila është vendosur në mbështetje të agresionit rus në Ukrainë dhe kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme për cdo shqiptar.

Kuvendi i kërkon Qeverisë shqiptare:

Daljen e menjëhershme të Shqipërisë nga Nisma e Ballkanit të Hapur.

Shfuqizimin e të gjitha marrëveshjeve, vendimeve të qeverisë dhe nismave ligjore të marra në kuadrin e Ballkanit te Hapur.

Ndalimin e çdo veprimtarie dhe instrumenti të ngritur në funksion dhe në zbatim të vendimeve dhe akteve, që lidhen me Ballkanin e Hapur.

Ti kërkohet Bashkimit Europian aplikimi i procedurave të përshpejtuara për hapjen e Negociatave për Anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gazeta Panorama