Vasili: Rama është argat i oligarkëve dhe mashtrues kundër popullit. –
Vasili: Rama është argat i oligarkëve dhe mashtrues kundër popullit. –
22/12/2018,
Kryetari i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili me tone të ashpra ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, të cilin e ka quajtur si “argat të oligarkëve dhe mashtrues”, për votimin në parlament.
Sipas Vasilit, rrëzimi i dekretit të Presidentit për nenet ku ulej përqindja e taksimit të dividentëve të kompanive, sipas tij tregon se Rama është kundër interesave të popullit.
“Kryeministri argat i oligarkeve mashtrues dje dhe i vertete sot. Kryeministri argat i oligarkeve nxori fytyren e vertete sheshit,kur me ligj ne parlament me votat e 74 argateve te tjere jua uli perqindjen oligarkeve nga 15% ne 8 %.
Çdo njeri objektiv dhe gjakftohte kupton menjehere se si eshte i kapur deri ne fyt nga oligarket dhe eshte thjesht nje kelysh i tyre kunder interesave te popullit te cilit ja merr taksat dhe e fut ne burg per 5 lek korrent,apo per nje shkelje rrugore apo per nje tufe qepe ne rruge.
Shikoni se cfare deklaronte ky mashtrues vetem 7 muaj me pare ne 2 maj 2018”, shkruan Vasili.