Vasili: – Skaneri i burgut të Peqinit nuk punon, i Kuvendit po. – Deputetët i kontrollojnë, të burgosurit i …
17 Dhjetor 2023
Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili është shprehur përmes një reagimi në rrjetet sociale se ai dhe kolegët e tij të opozitës i nënshtrohen një kontrolli me skaner e kamera në Kuvend, me të cilin as të burgosurit nuk përballen.
Ai shtoi se skaneri i burgut të Peqinit nuk punon, ndërsa ai i Kuvendit po, duke iu referuar edhe ngjarjes së rëndë që ndodhi në burgun e sigurisë së lartë para pak ditësh.
Vasili shkroi më tej se të burgosurit s’ka nevojë të kontrollohen se i duhen qeverisë, ndërsa deputetët e opozitës kontrollohen me skanera e kamera.
Reagimi i plotë:
Deputet kontrollohen me skaner e kamera, te burgosurit jo!
Skaneri i burgut te Peqinit nuk punon, skaneri i Kuvendit po!?
Ne qeverisjen e Edi Rames skaneri ne burgun e sigurise se larte ne Peqin nuk punon.Nuk punojne as kamerat.
Ndersa ne Kuvendin e Shqiperise punojne skaneri dhe kamerat.
Te burgosurit s’ka nevoje te kontrollohen se i duhen qeverise.
Ndersa deputet e opozites kontrollohen me skanera dhe filmohen me njeqind kamera dhe tre qind gardiste.
Nga OraNews