Vatër zjarri në Malin e Thatë në Pogradec, punonjësit e Zonave të Mbrojtura në “luftë” me flakët
Vatër zjarri në Malin e Thatë në Pogradec, punonjësit e Zonave të Mbrojtura në “luftë” me flakët
– 31.08.21
Punonjësit e Zonave të Mbrojtura janë nisur që prej mëngjesit operacionin për fikjen e zjarrit në Malin e Thatë.
Gazetarja Lorena Kodra, raporton, se një sipërfaqe kullotë është djegur, e paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Zjarri është në kufi me Parkun Kombëtar të Galiçicës dhe po punohet për izolimin e tij.
Aktualisht në zonë janë vetëm punonjës nga ana e Shqipërisë. Nuk dihet ende sipërfaqja totale e zonës së djegur.
Gazeta Shqiptare