Vath Koreshi, lindi në  Lushnje në vitin 1936 dhe vdiq në vitin 2006, ishte një shkrimtar i shquar shqpitar.

Koreshi studioi gjuhën dhe letërsinë në Universitetin e Tiranes më 1964. Ai ka shkruar mjaft libra si “Dasma e Sakos”, “Rekuiem për një grua”, si edhe shumë skenarë filmash. Vath Koreshi ka qenë deputet në legjislaturën e XVI-të të Kuvendit Shiptar, ndërsa ka qenë Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve gjatë viteve1991-92.

Përvoja Profesionale

  • Gazetar “Zëri i Rinisë”;
  • Gazetar, “Drita”;
  • Skenarist në Kinostudion “Shqipëria e Re”;
  •  Shkrimtar në profesion të lirë;
  • Drejtor i Drejtorisë së Arteve në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve;
  • Drejtor i revistës “Art”,
  •  Drejtor i Shtëpisë Botuese, “Onufri”

Tituj të veprave Kryesore

  • Kur zunë shirat e vjeshtës
  • Dy të shtunat e Suzanës
  • Mali mbi kënetë
  • Rekuiem për një grua
  • Dasma e Sakos – novelë
  • Haxhiu i Frakullës – novele
  • Rrugë të bardha  – skenarist/film.
  • Gjeneral gramafoni – skenarist/ film
  • Balada e Kurbinit  edhe skenarist i filmit me te njejtin titull.

 

Nje vleresim nga Moikom Zeqo

studimi i veprës së tij është lënë në harresë.
“E kam një nga miqtë e mi më të shtrenjtë që kam pasur në jetë, dhe komunikimi ka qenë edhe një ditë para vdekjes….. 
Kur kam qenë ministër i Kulturës, Vathi ka qenë drejtor i Drejtorisë së Kulturës dhe Arteve”
, tha Moikom Zeqo duke shtuar se “Kemi punuar edhe bashkë, Vathi ka qenë edhe deputet, ka qenë edhe Ministër i Kulturës. Vathi ka qenë njeriu për të cilin kam respekt të pakufishëm si të gjithë, sepse dinte të krijonte marrëdhënie njerëzore me miqtë edhe shokët si askush.
Krijimtaria e Vathit është një krijimtari jo shumë shumë e studiuar për mendimin tim. Vathi është shkrimtar që fare mirë po të botohej në gjuhë të huaja do të kishte një famë europiane e më gjerë.