24 Shtator 2024

I ftuar në një program televiziv për të diskutuar mbi idenë e krijimi të një shteti fetar bektashi në vend ishte ambasadori, Agim Nesho.

Nesho është shprehur se marrja e një vendimi të tillë e cila shkel rëndë kushtetutën dhe ligjet themeltare që janë aty është e dënueshme dhe populli duhet të reagojë menjëherë pas kësaj emergjence të tillë.

“Përpara një të çmenduri kush është një zyrtar që merr rogën e tij. Kjo është një gjë shumë i rëndë që i ka ndodhur Shqipërisë pasi kushtetuta merret dhe hidhet në plehra nga mendja e sëmurë e një njeriu që duhet të ishte administrator i zgjedhur vetëm për ta administruar ekonominë e tyre.

Ky është në delir tanoi dhe si delirant ai po bën intervista të paguara dhe është e përgatitur kjo intervistë. Nëse e mbani mend kur kryeministri i vendit donte të jepte mend ëpr zgjedhejt në SHBA dhe atëherë ishte e sponsorizuar.

Ky doli në OKB, dhe në atë foltore flasin njerëz që janë të përgjegjshëm përpara popullatës së tyre dhe diskutimet janë në kuadër të ndërlidhjeve me popujve. Duke e parë si një çmenduri të rastit që po na shoqëron në të gjithë këto  vite që qeveris tani ka arrit në një pikë ose duhet të reagoj populli ta rrëzojë ose nëpërkëmbje do të vazhdojë dhe më shumë.

Marrja e vendimeve të tilla që shkojnë deri në OKB duhet të jetë e dënueshme pasi është shkelje rëndë e kuadrit të shtetit ligjor.”