Vau i Dejës, fituesi ka 1000 vota më shumë se pjesëmarrja


  – 01/07/19 

mapo.al

Një proces zgjedhor me shumë kontradikta dhe polemika ka qenë ky i zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Skandalet nuk kanë të sosur. Ditën e djeshme janë bërë denoncime të shumta në lidhje me blerje apo shtim votash më tepër se sa pjesëmarrja reale në këto votime.

Po të shohim listën që ka nxjerrë KQZ, si dhe të dhënat për çdo fitues në bashkitë respektive, vërehet se ka një diference të madhe mes numrit total të votuesve dhe numrit të votave që ka marrë kandidati për kryetar bashkie.

Në Bashkinë e Vaut të Dejës kanë votuar 5166 qytetarë, ndërkohë që fituesi i kësaj bashkie është shpallur me 6223, pra 1057 vota më tepër.

Ndërkohë, edhe në Bashkinë Vorë është vënë re një shtim votash. Sipas KQZ, në Vorë kanë votuar 6120 qytetarë, dhe prapë sipas KQZ, fituesi është shpallur me 6208 votam pra 88 vota më shumë se pjesëmarrja.