
Vazhdojnë përleshjet e forta në Tiranë. – 6 efektivë policie përfundojnë tek Trauma dhe 13 huliganë të arrestuar.

Vazhdojnë përleshjet e forta në Tiranë. – 6 efektivë policie përfundojnë tek Trauma
Vazhdojnë përleshjet e forta në Tiranë. – 6 efektivë policie përfundojnë tek Trauma dhe 13 huliganë të arrestuar.
24 MAJ 2022
Nga përplasja e mbrëmjes së martë mes policisë shqiptare dhe tifozëve holandezë dhe italianë që kanë ardhur për të ndjekur finalen e Conference league që do të luhet mbrëmjen e mërkurë nga “Air Albania Stadium”, kanë mbetur të plagosur 6 efektivë, të cilët janë dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës.

Vazhdojnë përleshjet e forta në Tiranë. – 6 efektivë policie përfundojnë tek Trauma
Ndërkohë që janë shoqëruar në komisariat 13 tifozë. Prej mbasdites së të martës Tiranë është pushtuar nga dhuna e huliganëve holandezë dhe atyre italianë, të cilët nën efektet e alkoolit po terrorizojnë qytetarët dhe po bëjnë vepra vandale, duke goditur objekte, madje duke dhunuar edhe makinat e policisë.
Gazeta Sot