Vazhdojnë Tërmetet në vendin tonë
3 Janar 2023
Termet me 3.8 balle goditi Shqiperinë ne mesnaten e datës 2 janar duke gdhirë 3 janari.
Qyteti i Kukësit është tronditur nga një tërmet gjatë mesnatës.
Sipas të dhënave, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.8 ballë, ndërsa mësohet se epiqendra ka qenë në Vlahen të Kukësit.
Po sot, 3 janar gjatë orëve të para të mëngjesit janë ndjerë lëkundje tërmeti në vend.
Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.1 ballë, me epiqendër në Konispol.
Gjithashtu dy lëkundje të tjera janë ndjerë në Korçë dhe Sarandë, me magnitudë më të vogël.