Vazhdon bojkoti/ Studentët ngujohen brenda në fakultete. –
Vazhdon bojkoti/ Studentët ngujohen brenda në fakultete. –
10 janar 2019
UPDATE/ Bojkoti i mësimit është ndjekur edhe nga studentët e mjekësisë dhe ata të fakultetit të Ekonomisë.
Bojktoi i mësimit është zgjedhur edhe nga studentët e Universitetit të Elbasanit. Protesta e tyre po zhvillohet brenda universitetit.
Studentët vijojnë të bojkotojnë leksionet dhe seminaret në fakultete, në pritje të plotësimit të 8 pikave që kërkojnë prej kohësh.
Në fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, një grup prej rreth 200 studentësh janë ngujuar në auditorë. Një skemë e tillë, u ndoq edhe një ditë më parë në disa fakultete të tjera në kryeqytet.