Vazhdon masakra me prerjen e Pyjeve – Qeveria  shet tendera ne Tregun informa Financiar.-

Kur jemi ne moratoriumin e pyjeve, kur futesh ne burg per nje dru te prere, nje masaker nga dora e njeriut ka ndodhur kohet e fundit ne pyje ne majen e malit te Runes.
Nje shtrire ne nje siperfaqe prej 20 ha, sasia e prerjes se paligjshme eshte rreth 2-3 mije meter kub lende drusore te llojit ah.Upload Files
Kur shteti nuk reagon, ka detyruar banoret e fshatit Shtane te vetemblidhen dhe te dalin ne mbrojtje te bjeshkes se tyre.


Kjo nuk eshte hera e pare qe ndodh nje masaker ne pyje, as denoncimi i pare qe behet ne prokurori, polici dhe institucione te tjera, por deri me sot asnje autor.
Ne nje situate te tille policia duhej te dilte ne nje deklarate publike, por qe deri me sot nuk ka ndodhur akoma dhe as qe ka per te ndodhur.
Ne nje situate kur ligji per mbrojtjen e pyjeve eshte bere nje zig-zag nga qeveria, i kerkojme policise dhe prokurorise te rrethit Kukes te mos kaloje ne heshtje ngjarjen, por te beje zbardhjen e plote te ngjarjes dhe gjetjen e autoreve sepse kjo eshte nje veper e rende penale.
Banoret e Shtanes do te jene perseri aty!