1 Korrik 2024

Mediat më të mëdha ndërkombëtare kanë nisur të raportojnë për vdekjen e gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare.

Agjencia e madhe franceze, AFP shkruan se Ismail Kadare ishte një dritë e shndritshme në ditët më të errëta të Shqipërisë.

Vdekja e Ismailit "pushton" mediat e huaja/ "AFP": Shuhet

“Romancieri Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare, përdori penën e tij si një armë të fshehtë për t’i mbijetuar diktatorit komunist paranojak të Shqipërisë, Enver Hoxha.

Vdekja e Ismailit "pushton" mediat e huaja/ "AFP": Shuhet

Tregimi i tij i sofistikuar – shpesh i krahasuar me atë të George Orwell ose Franz Kafka – përdorte metaforën dhe ironinë për të zbuluar natyrën e tiranisë nën Hoxhën, i cili sundoi Shqipërinë nga viti 1946 deri në vdekjen e tij në 1985,” shkruan agjencia.

Vdekja e Ismailit "pushton" mediat e huaja/ "AFP": Shuhet

“Kohët e errëta sjellin surpriza të pakëndshme, por të bukura”, pati deklaruar Kadare për AFP.

“Letërsia shpesh ka prodhuar vepra madhështore në epokat e errëta, sikur të kërkonte të korrigjonte fatkeqësinë e shkaktuar mbi njerëzit,” tha ai.

Vdekja e Ismailit "pushton" mediat e huaja/ "AFP": Shuhet

“Romanet, esetë dhe poezitë e Kadaresë janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë, duke e bërë atë romancierin më të njohur modern të Ballkanit,” thekson agjencia e njohur.

Vdekja e Ismailit "pushton" mediat e huaja/ "AFP": Shuhet

Ndërkaq lajmi i trishtë është pasqyruar edhe nga mediat e tjera prestigjioze si: “La Libre”, “Asocieted Press”, “Washington Post”, “La Stampa”, apo edhe nga “La Repubblica”.

Nga OraNews