Vdekja misterioze e një njeriu që po alarmon botën: – Ja si ndodhi infeksioni: – Ameba që ha trurin
5 Mars 2023
Një burrë ka vdekur në Florida , Shtetet e Bashkuara, pasi u infektua me një mikroorganizëm vdekjeprurës, një amebë mikroskopike e njohur edhe si një amebë “ngrënëse e trurit”. Viktima, e cila vdiq javën e kaluar, banonte në qarkun Charlotte, i cili sipas autoriteteve shëndetësore, burri kishte larë hundën me ujë rubineti.
Naegleria Foëleri, ky është emri i saj shkencor, është një organizëm njëqelizor që gjendet në tokë dhe ujëra të ëmbla në mbarë botën, e do nxehtësinë dhe rritet më mirë në temperatura të larta, shpesh në liqene ose lumenj të ndenjur. “Bakteri Naegleria foëleri është mjaft i vështirë për t’u kontraktuar, sepse duhet të kalojë drejtpërdrejt përmes hundës në sinus dhe të hyjë në tru”, shpjegoi një zëdhënës i Departamentit të Shëndetit në Florida. “Është e zakonshme në ujin e ëmbël, veçanërisht ujin e freskët të ndenjur si ai që nxehet në diell.”
Në përgjithësi, këto lloje të infeksioneve janë shumë të rralla dhe ndodhin vetëm kur uji i kontaminuar hyn përmes sinuseve “Nuk mund të infektohesh duke pirë ujë rubineti,” thekson ai. Agjencia ka kërkuar përdorimin e ujit të distiluar ose steril për të shpëlarë sinuset. “Uji i rubinetit duhet të zihet për të paktën 1 minutë dhe të ftohet para se të shpëlahet sinusi”.