Vdekje rekord në 2020/ INSTAT nxjerr ‘blof’ Ministrinë e Shëndetësisë me shifrat: Fatalitetet janë 5 herë më të larta, ja qarku më i prekur

19 SHKURT 2021

Pandemia e koronavirusit karritur ndjeshëm numrin e vdekjeve në vend. Në 30 vitet e fundit, 2020-a shënon shifra rekord të humbjeve të jetës. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në këtë vit janë shënuar 27 605 vdekje, me një rritje prej 25,8%.

Ndryshe nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila deri në fund të vitit 2020 raporton 1181 vdekje nga Covid-19, shifrat e publikuara nga INSTAT, flasin për 5 herë më shumë fatalitete.

Me përfundimin e karantinës, veçanërisht në 6-mujorin e dytë të vitit 2020, pasojat e pandemisë kanë qenë fatale. Në periudhën tetor-dhjetor janë ndarë nga jeta 9397 qytetarë, 4 mijë vdekje më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Në vendin tonë, rritja më e lartë e mortalitetit është regjistruar në Tiranë, ndërsa tremujorin e katërt, në kulmin e pandemisë, koronavirusi ka qenë më fatal në Fier, Elbasan, Berat e Shkodër dhe më pak në Vlorë e Kukës.

Në të gjithë botën, viti 2020 ka shënuar nivele të larta të vdekjeve shtesë për shkak të pasojave fatale të Covid-19.

Gazeta Sot