Vdes 48-vjeçari në Senatorium, dyshohet për virusin e “gripit të derrit” (EMRI).

3 shkurt 2019

 

Një 48-vjeçar ka ndërruar sot jetë ën Spitalin e Senatoriumit në Tirane.

 

Mësohet se emri i viktimës është Arben Sula, dhe raportohet se është paraqitur si rast urgjence në spital.

Sipas informacioneve dyshohet se viktima ka ndërruar jetë si pasoje e virusit AH1N1, i njohur ndryshe si “gripi i derrit”.

Raportohet se Sula ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Po ashtu behet e ditur se ai ka qenë i shtruar në spital që prej ditës së mërkurë.

Mësohet gjithashtu se në Spitalin e Senatoriumit janë dhe dy pacientë të tjerë të dyshuar si të infektuar nga virusi i gripit të derrit.

Sipas Ora News gjendja e tyre shëndetësore raportohet të jetë e rëndë.

Personi që ka ndërruar jetë sot, mësohet se është shoqëruar në Spitalin e Senatoriumit nga dy personat që dyshohet se janë në gjendje të rëndë.

48-vjeçari mësohet të ketë ardhur nga qyteti i Elbasanit ditën e mërkurë, ndërkohë që ka ndërruar jetë sot në mëngjes.

Nga: Panorama.