21 Dhjetor 2024

Numri i të vdekurve nga një përplasje turme në qytetin juglindor të Okija në Nigeri është rritur në 22, thotë policia. Është rasti i tretë këtë javë i njerëzve që shtypen për vdekje në ngjarje ku shpërndahej ushqim falas.

Vdekjet në Okija ndodhën në një ngjarje bamirësie të shtunën, kur banorët nxituan të mbledhin donacione për Krishtlindje, duke përfshirë oriz dhe vaj vegjetal.

Në të njëjtën ditë, një tragjedi e ngjashme në një kishë katolike në kryeqytetin Abuja vrau 10 persona, ndërsa 35 fëmijë vdiqën gjatë një karnavali të mërkurën në qytetin e Ibadan.

Policia tani ka paralajmëruar organizatorët që të njoftojnë autoritetet përpara mbajtjes së ngjarjeve bamirëse në mënyrë që të parandalojnë humbje të tilla jetësh.