7 Mars 2025

Koleksioni më i vjetër i mjeteve te punes parahistorike të kockave zbulon se paraardhësit e njeriut kanë të ngjarë të kenë qenë të aftë për të menduar një milion vjet më parë sesa mendohej më parë. Studimi i mjeteve u prezantua në një botim në revistën Nature. Në Grykën Olduvai në Tanzaninë veriore, një rajon i njohur për historinë e tij të gjatë të zbulimeve të rëndësishme që lidhen me origjinën njerëzore, u zbulua një koleksion prej 27 kockash që ishin formësuar në vegla dore një milion e gjysmë vjet më parë. Kockat vinin kryesisht janë nga gjitarë të mëdhenj, si elefantët dhe hipopotamët.

Mjetet, të cilat arrijnë një gjatësi deri në 38 centimetra, janë bërë nga kockat e gjymtyrëve të kafshëve të cilat janë më të dendurat dhe më të fortat. Edhe pse nuk është e qartë se për çfarë janë përdorur mjetet, për shkak të formës së tyre të përgjithshme, madhësisë dhe skajeve të mprehta arrihet në përfundimin se ato mund të përdoren për të përpunuar kufomat e kafshëve për ushqim.

Ky është koleksioni më i hershëm i mjeteve kockore të gjetura ndonjëherë dhe tregon se mjete të tilla janë prodhuar në mënyrë sistematike më herët se sa besonin arkeologët . Përpara këtij zbulimi, kishte pak prova për prodhimin e gjerë të veglave kockore rreth 500,000 vjet më parë dhe këto mjete ishin gjetur vetëm në mënyrë sporadike dhe në raste të izoluara, dhe kurrë në një mënyrë që të sugjeronte se paraardhësit e njeriut i prodhonin ato në mënyrë sistematike.

Në të kundërt, dëshmitë e veglave prej guri datojnë të paktën 3.3 milion vjet më parë. Mënyra se si janë bërë veglat e kockave tregon se paraardhësit e njeriut (Hominins) kishin një kuptim të avancuar të artit të prodhimit të veglave dhe mund t’i përshtatnin aftësitë e tyre në përpunimin e gurit me një lëndë të re të parë.

Ky fakt tregon një hap të rëndësishëm intelektual dhe mund të tregojë, siç vërejnë studiuesit , se paraardhësit e njerëzve në atë kohë zotëronin një nivel më të madh të aftësive njohëse dhe zhvillimit të trurit nga sa besonin shkencëtarët më parë. Është e paqartë se cila specie e paraardhësve të njeriut i bëri mjetet, megjithatë dihet se në atë kohë Homo Erectus dhe Paranthropus Boisei ishin banorë të zonës.