Veliaj dhe Lapaj, bashkë në SHBA/ Lëvizjet që ngrenë dyshimet, pse po heshtet për arrestimet
11 Dhjetor 2023
Shqipëria po “vlon” nga arrestimet e drejtorëve dhe zyrtarëve të Bashkisë Tiranë për aferën e inceneratorit të Tiranës.
Socialistët kanë vendosur të heshtin në radhë duke nisur nga kryeministri Edi Rama, vijojmë me kryebashkiakun Erion Veliaj, por listës së të heshturve i janë shtuar edhe të tjerë që ndryshe bërtasin e ulërasin, e ndryshe rezulton.
Këtu përmendim themeluesin e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.
Adriatik Lapaj ka vendosur të heshtë dhe të mos thotë asnjë fjalë për arrestimet e SPAK-ut për inceneratorin e Tiranës.
Lapaj ndodhet në SHBA, ku ka takuar Edit Shkrelin, e cila është emëruar gjyqtare në New York.
Por në të njëjtin event ka qenë edhe Erion Veliaj, i cili gjithashtu ka publikuar në rrjetet sociale fotot nga ceremonia e emërimit të Shkrelit si gjyqtare në New York.
Veliaj ka udhëtuar drejt SHBA-së, në një kohë që drejtorët dhe zyrtarët e bashkisë që ai drejton kanë përfunduar prapa hekurave si persona të implikuar rëndë në aferën e shekullit.
Por duket se edhe Lapaj nuk do të thotë asnjë fjalë për arrestimet, pasi e ka të vështirë se pjesë e lëvizjes së tij “Shqipëria Bëhet” është edhe Edlira Çepani, bashkëshortja e Gert Bogdanit, për të cilin CNA ka treguar se është i implikuar me njerëzit e inceneratorëve./ CNA