7 Janar 2025

Sapo ka hyrë viti i ri 2025, me dimrin që pason dhjetorin e vitit të shkuar ku Erion Veliaj u paraqit në SPAK.

Kryebashkiaku i Tiranës, i cili shpesh thoshte se ishte bol*hekur dhe kontrollonte SPAK-un se nuk kishte hetime ndaj tij, por ato bëheshin ndaj bashkëshortes, se drejtorët e tij ishin pjesë e një organizate që punonte mjaft mirë, megjithëse në fakt ky ishte kreu i organizatës “5D”.

Është dimri i vetmisë së madhe të Erion Veliajt, i cili ka humbur çdo mbështetje politike. Edi Rama e ka spostuar nga drejtimi politik i Tiranës duke thënë se nuk ka punë me fushatën.

Pra, Erion Veliaj është i pavlefshëm për PS-në për fushatë. Ka ngelur i vetmuar. Strukturat e ngritura prej tij në Tiranë janë shpartalluar.

Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhja, Elisa Spiropali tashmë kanë ringritur strukturat, kanë bashkuar socialistët duke lënë në hije 99-çat e Erion Veliajt.

Pas humbjes së mbështetjes politike Erion Veliaj nga sondazhet del në humbje totale të mbështetjes publike.

Ai përpiqet të politizojë gjërat për të afruar socialistët, por duket totalisht i dështuar.

Përdor Sali Berishën në sharje në mënyrë dhe gjuhë vulgare për të nxitur urrejtjen që ky është përfaqësues i betejës ndaj Berishës.

Por në fakt të gjithë e kanë kuptuar se përtej një beteje politike apo sharjesh ndaj Saliut, Erion Veliaj ka halle të tjera dhe i ka hallet me drejtësinë. Erion Veliaj ka humbur mbështetjen e kryeministrit pavarësisht se Edi Rama tenton t’i bëjë mbrojtje publike.

Nuk mund ta lëshojë që lali të “çmendet”. I duhet me kokën lart të shkojë si Kadri Hazbiu, të arrestohet për partinë, të bëjë burgun për partinë, mjafton që Edi Rama të fitojë zgjedhjet e vitit 2025.

E fundit dhe më e thjeshta nga të gjitha është fitorja që mund të kenë socialistët në zgjedhjet e ardhshme pa Erion Veliajn, pasi bërja e tij kurban, arrestimi i tij për korrupsion dhe 4 akuzat e mëdha që i ka vendosur SPAK-ut me vendim të drejtësisë dhe gjykatës gjithmonë, Erion Veliaj mund të jetë simbol i fitores së socialistëve, pasi me arrestimin e tij, socialistët ndoshta do të ishin më të bashkuar dhe një votë gri e cila urren Erion Veliajn dhe fytyrat e 99-çave hajdutë tashmë të provuar nga SPAK-u mund të shkojë dhe votojë sërish për Edi Ramën, me shpresë se e majta është më e mirë dhe ka ndryshuar duke pasur një zdroms më pak. / CNA.al