Veliaj kërcënon banorët e ‘Unazës së Re’, i cili ende nuk eshte gjykuar per vrasjet e Ardit Gjoklajt, Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodres. –

21/08/2019

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kërcënon banorët e Unazës së Re, që prej muajsh protestojnë kundër projektit që prek banesat e tyre.

Kjo është deklarata e zëdhënëses së PD, Ina Zhupa, e cila përmes një video-postimi në rrjetet sociale, tregon se si Veliaj, me zë dhe me figurë, kërcënon publikisht banorët.

“Erion Veliaj, si anëtari më famëkeq i bandës së Edi Ramës, i cili ende nuk është gjykuar për vrasjet e Ardit Gjoklajt, Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodrës, shpall sot luftë me jetë a vdekje me banorët e Unazës së re!”, shkruan ndër të tjera Zhupa në reagimin e saj.

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

Kryetari i Vdekjeve qe nxit dhune dhe kercenon qytetaret e unazes se re me vdekje!

Erion Veliaj, si anetari me famekeq i bandes se Edi Rames, i cili ende nuk eshte gjykuar per vrasjet e Ardit Gjoklajt, Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodres, shpall sot lufte me jete a vdekje me banoret e unazes se re!

Kryetari jolegjitim i Tiranes qe burrerohet nga forca e pushtetit perdor gjuhe lufte me qytetaret e Tiranes, duke nxitur dhunen, perplasjen civile, konfliktin e armatosur per jete a vdekje. Kercenon me vdekje qytetaret per te cuar deri ne fund aferen miliona euro me projektin e unazes e re dhe projektin e pastrimit te parave te pista te trafikantit Edmond Begos me devijimin e lumit Lanes.

Ne vendet demokratike sot do duhet te jepje doreheqjen per deklaratat e tij ku kercenonon me vdekje qytetaret. Por anetari i bandes e mban pushtetin me votime farse. Veliaj do te shporret me vote nga qytetaret e Tiranes si i refuzuari i madh ne zgjedhjet lokale.Ne vendet demokratike sot do duhet te jepte doreheqjen per deklaratat e tij ku kercenonon me vdekje qytetaret. Por anetari i bandes e mban pushtetin me votime farse. Veliaj do te shporret me vote nga qytetaret e Tiranes si i refuzuari i madh ne zgjedhjet lokale.

SYRI.net