Veliaj nuk lë rehat edhe të vdekurit/ Gjoba makinave në funeralin e Bogdanit
19 Shtator 2024
Kryebashkiaku Erion Veliaj nuk lë rehat dhe të vdekurit.
Policia e Bashkisë Tiranë ka filluar të vendosë gjoba për të gjitha makinat e ndaluara me bllokazh para selisë së PD-së, anës rrugës.
Mjetet e parkuara ishin për kortezhin e varrimit të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani.
Edhe në këtë ditë, ku duhet të tregohej solidarizimi dhe humanizmi, Veliaj zgjedh të nxjerrë “ushtarët e tij” për të vendosur gjoba.
Sot e gjithë politika nderoi kujtimin e ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdanin, dhe i dhanë lamtumirën e fundit përmes homazheve që po zhvillohen në sallën e Kuvendit.
Gerti Bogdani humbi jetën në moshën 44-vjeçare pas një arresti kardiak.
Homazhet vijojnë ende ku e gjithë politika ka nderuar kujtimin e Gerti Bogdanit, ndërsa Veliaj nxjerr vartësit e tij për të bërë kërdinë me gjobat./ CNA
Nga OraNews