4 Dhjetor 2024

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, deklaroi në protestën e sotme përpara Bashkisë së Tiranës se tani është koha për protesta para SPAK.

“Kjo është e vetmja ditë në javë kur ai nuk ka mundësi të vjedhë pasi nga frika e protestës ai e braktis këtë godinë.

Erion Veliaj mbrohet dhe ka imunitet nga një organizatë kriminale si SPAK.

Ne jemi këtu çdo javë dhe kërkojmë drejtësi. Por për fat të keq drejtësia ka mbyllur sytë dhe veshët dhe është bërë palë me këtë hajdut.

Të gjithë e pamë se si Erion Veliaj transportonte letrat drejt burgut të Fierit për të detyruar bedelët e tij të arrestuar që të firmosnin për të shmangur përgjegjësitë penale.

Veliaj vjedh me incerenatorin fantazmë të Tiranës 80 mijë euro në ditë, për një shërbim që nuk kryhet dhe drejtësia hesht sepse SPAK dhe Dumani janë tubi i oksigjenit të korrupsionit të përbindshëm në Bashkinë e Tiranës.

Ndaj është koha për një reagim të fortë qytetar përballë edhe tij institucioni që është kthyer sot në partnerin në krim të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Unë u ftoj të gjithëve që në datë 6 dhjetor, në ora 12:00 të protestojmë përpara institucionit që sot mban në këmbë Erion Veliajn dhe pushtetin e Edi Ramës.

Që mban në këmbë këtë narkoqeveri dhe këtë narkobashki.

Të protestojmë jo për të kërkuar drejtësi, por për të kërkuar për faktin se ai institucion është shndërruar sot në patericën e Edi Rramës dhe Erion Veliajt,” tha Blushi.