Vendi europian në ALARM: – Do të goditet nga stuhia më e fuqishme në 3 dekada
Vendi europian në ALARM: – Do të goditet nga stuhia më e fuqishme në 3 dekada
18 SHKURT 2022
Britania është në alarm pasy zyra meteorologjike u ka bërë thirrje miliona njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi, pasi pritet që një nga stuhitë më të këqija në dekada, të godasë vendin.
Moti i keq do të prekë Londrën, juglindjen dhe lindjen e Anglisë për shkak të stuhisë Eunice.
Qindra shkolla do të mbyllen, të gjithë trenat në Uells janë pezulluar dhe ushtria është në gatishmëri.
Parashikuesit paralajmërojnë se Eunice mund të sjellë erëra me shpejtësi deri në 145 km në orë të premten, duke shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme të energjisë.
BBC Weather tha se kjo “mund të jetë një nga stuhitë më të këqija në tri dekada”.
Eunice është stuhia e dytë në një javë për Mbretërinë e Bashkuar, pasi stuhia Dudley goditi pjesë të Skocisë, Anglisë veriore dhe Irlandës së Veriut, duke lënë mijëra shtëpi pa energji elektrike.
Gazeta Shqip