“Vendi i krimit!”. – Protesta nga Partia e Lirisë, furgonët e FNSH-së drejt inceneratorit të Tiranës
13 Shtator 2022
Partia e Lirisë do të mbajë këtë të martë, në orën 18:00 protestën pranë Inceneratorit të Tiranës, ndërsa autoritetet policore duket se po zhvendosen në vendin e caktuar për tubimin.
Në pamjet e sjella nga Neës24 dhe BalkanWeb, duket se furgonë të Forcave të ndërhyrjes së shpejtë janë duke u zhvendosur në vendin ku do të mbahet kjo protestë.
Më parë, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp, deklaroi se arsyeja se përse është zgjedhur që protesta të mbahet pikërisht pranë inceneratorit.
Sipas tij, ky vend është vendi i krimit të një inceneratori të pa ndërtuar, që merr çdo ditë miliona nga xhepat e qytetarëve.
Gazeta Shqiptare