Vendi në kaos/ Protestë në Durrës, Fier, Elbasan, Vlorë dhe Korçë, bllokohen akset kombëtare-

11,12. 2018

 

UPDATE-Banorët e qytetit të Fierit, Durrësit, Vlorës dhe Elbasanit kanë dalë sot në protesta.

Sipas raportimeve në terren nga korrespondentet mësohet se banorët të drejtuar nga Partia Demokratike kanë bllokuar akset rrugore.

 

Banorët e veshur me jelekë të gjelbër kanë kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste.

“Qytetarët e Fierit kërkojnë uljen e tyre, pasi kushtet ekonomike të familjeve të tyre po vështirësohet çdo ditë e më shumë. Taksat e larta rrezikojnë mbylljen e biznesit të vogël në Fier, burimi kryesor ekonomik dhe punësimi për shumë prej familjeve protestuese”, bënë të ditur korrespondeti i Panorama.

Protesta ne Durres

Edhe në Durrës sipas korrespondentit të “Panorama”, banorët kanë dalë në rrugë dhe kërkojnë ulje të taksave.

Ndërkohë që raportohet se prej orës 16:00, protestuesit kanë bllokuar Rrugën Nacionale Durrës-Tiranë

Bllokimet

Edhe në Vlorë qytetarët kanë bllokuar hyrjen e autostradës Vlorë-Fier.

Bllokimi i akseve rrugore ka ndodhur dhe në Bradashesh. Sipas korrespondentit të Panorama, qytetarët kanë bërë thirrje për ulje të çmimit të naftës dhe energjisë elektrike.

Mësohet se në Elbasan janë bashkuar edhe studentët që protestuan paradite në Tiranë.

Vijon