Vendi tronditet nga krimi, Spartak Ngjela del me deklaratën ‘BOMBË’: – Ky është shkaku kryesor! Mos u hallakatni kot drejt policisë, sepse…
Vendi tronditet nga krimi, Spartak Ngjela del me deklaratën ‘BOMBË’: – Ky është shkaku kryesor! Mos u hallakatni kot drejt policisë, sepse…
28 QERSHOR 2021
…” Por, edhe korrupsioni i lartë qeveritar është në këtë valle, se, edhe ai me krimin punon.” …
Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka bërë një reagim lidhur me ngjarjet kriminale që tronditën vendin ditët e fundit.
Postimi i Ngjelës
Mos u hallakatni kot drejt policisë për kriminalitetin e lartë në Shqipëri.
Policia e zbulon krimin pasi ai është kryer.
Në Shqipëri nuk ka dënime për të inkriminuarit. Ky është shkaku kryesor. Domethënë, krimi nuk ka frikë nga shteti.
Shteti është forcë goditëse kundër krimit, kur mungon kjo forcë, shtetin e drejton krimi.
Kriminaliteti i sotëm shqiptar është vepër e korrupsionit të prokurorisë dhe gjykatës së korruptuar.
Po policia kriminalë? Ka abuzim edhe kjo, por nuk është elementi dominues.
Elementi dominues, i parë, është prokuroria dhe policia gjyqësore e korruptuar.
Pastaj vjen gjykata e korruptuar, që liron ose jep dënime qesharake për krimin me rrezikshmëri të lartë shoqërore në Shqipëri.
Por, edhe korrupsioni i lartë qeveritar është në këtë valle, se, edhe ai me krimin punon.
Kur krimi e sheh se i shpëton ndëshkimit me para, rrit krimin si akt që të fitojë sa më shumë para. Dhe nuk ka frikë…
Ja, kjo është gjendja në Shqipërinë e sotme dhe në atë që ka qenë, që nga viti 1992.
Po koshienca dhe psikika kriminale e shoqërisë shqiptare, në çfarë niveli është?
Për këtë do flasim, kur ta analizojmë krimin në Shqipëri me arsyen shkencore të kriminalogjsë moderne.
Gazeta Sot