Presidenca

Vendimi i Presidentit Meta jehonë në mediat ndërkombëtare. –

8 qershor 2019

Vendimi i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për të shtyrë datën e zgjedhjeve është përhapur gjerësisht në mediat më të rëndësishme të botës.

“Associated Press” shkruan se vendimin, Presidenti e motivon me nevojën për të zvogëluar tensionet politike në vend.

Presidenti Ilir Meta tha se veproi sepse “rrethanat aktuale nuk sigurojnë kushtet e nevojshme për zgjedhje të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse” më 30 qershor.

Agjencia shkruan se mijëra shqiptarë që mbështesin opozitën politike u mblodhën për një protestë anti-qeveritare të shtunën. “Pas perëndimit të diellit, gaz lotsjellës dhe flakë u mjegulluan rrugët e Tiranës”, thuhet në artikull.

Vendimi i Presidentit Meta ka gjetur jehonë edhe në media të tjera të mëdha, si “Washingtonpost”, “New York Post”, Francë 24m, ABC News në SHBA, etj.

Gazeta Panorama