Vendimi i QEVERISË po “gropos” BUJQËSINË! – Heqja e kompensimit 6%, dhe favorizimin e qumshteve të ambalazhuara që importohen nga rajoni etj.
Vendimi i QEVERISË po “gropos” BUJQËSINË! – Heqja e kompensimit 6%, dhe favorizimin e qumshteve të ambalazhuara që importohen nga rajoni etj.
9 NËNTOR 2021
Ndryshimi i skemës së TVSH-së për fermerin po vë në ngërç të gjithë industrinë agropërpunese në vend. Edhe pse Shqipëria është vendi më bujqësor në rajon, të vetëpunësuarit në bujqësi po vuajnë mungesën e politikave të cilat do ti favorizonte në punën e tyre.
Fermerë nuk janë dakord me këtë vendim, siç shikohet dhe në raportime të bëra nga mediat, prej tyre kanë flakur produktet në rrugë, në formë proteste. Ata mendojnë se vendimet e marra e bëjnë fermerin shqiptar jo konkurrues, ndërsa kërcënojnë se do të fillojnë të marrin lëndën e parë në vendet e tjera të rajonit.
Një tjetër vendim që po vihet, në jetë nga Qeveria po fut në kolaps bujqësinë. Vendimi për ndryshimet e taksave në sektorin e Bujqësisë, si heqja e kompensimit 6% për fermerët, dhe favorizimin e qumshteve të ambalazhuara që importohen nga rajoni.
“Ndryshimet e taksave në sektorin e Bujqësisë, si heqja e kompensimit 6% për fermerët, vendosja e taksës 100 lekë për KG për qumështin pluhur si edhe përjashtimi nga TVSH e importit të imputeve bujqësore, janë masa që synojnë formalizmin e këtij sektori” u shpreh zv.ministrja e Financave Vasilika Vjero në një studio televizive.
Hartuesit e Paketës fiskale mesa duket nuk kanë studiuar dhe nuk janë ballafaquar me sektorin privat, për të llogaritur edhe pasojat negative dhe dëmin qe i shkaktohet sektorit privat, veçanërisht sektorit prodhues nga reduktimi buxhetit dhe taksat, tatimet e tarifat shtesë që propozohen në këtë paketë fiskale. Qeveria nga aan tjetër nuk do t’ja dijë se industria e prodhimit të qumështit po futet në kolaps të plotë.
Kujt po i shërbehet? Industrisë prodhuese apo lobingjeve të importit? Kjo pyetje sot është pa përgjigje nga Qeveria.
Shteti duke mos patur një organizim të mirëfilltë për ribursimin, kjo gjë është bërë nga kompanitë të cilët ja grumbullojnë qumeshtin fermerëve me TVSH. Pra Fabrikat në Shqipëri e grumbullojnë lëndën e parë më shtrenjtë se rajoni.
Por tani qeveria kërkon ta marrë vetë përsëripër atë që deri dje e kanë bërë vetë kompanitë. Por a do mundet Qeveria ta realizojë këtë për një kohë të gjatë dhe në mënyrë të qëndrueshme? Kujtojmë se deri më tani Qeveria nuk ka paraqitur asnjë plan konkret.
Kryeministri Rama në daljet mediatike, po e shet heqjen e barrierave doganore si progres politik dhe arritje të qeverisë së tij, por kjo do ‘fundosë’ përfundimisht prodhimin vendas.
Vendimi i qeverisë i bën gropën bujqësisë
Teksa thuajse gjithë sektorët e ekonomisë shfaqën rekuperim me rritje dyshifrore në tremujorin e dytë, vetëm bujqësia rezultoi me rënie me 0.61%. Qeveria e trumbeton si sektori me zero taksa, por për përfaqësuesit e tij janë pikërisht politikat fiskale të gabuara si ajo e skemës së TVSH- së që ka sjellë tkurrjen e sektorit.
As skema e naftës pa akcizë për fermerët mesa duket nuk ka prodhuar efektet e pritshme në zhvillimin e bujqësisë, që përballet ndër të tjera edhe me probleme të mëdha strukturore.
“E para janë faktorët objektivë që kanë të bëjnë me tërmetin, pandeminë, me kushtet e vështira të motit, me mungesën e siguracioneve në bujqësi. Ne e kemi paralajmëruar këtë situatë që ndryshimi i TVSH-së nga 20% në 6% do të jepte ndikim në të gjithë hallkat e zinxhirit ushqimor, por më shumë në blegtori. Ne po shohim sot rezultatet e asaj politike të gabuar.
Financimi i shpenzimeve të sektorit i cili jep 20% afërsisht dhe merr vetëm 2-2.2%. Elementi i tretë ka të bëjë me importin e lëndëve të para që merr bujqësia e blegtoria që janë rritur ndjeshëm dhe ndikojnë realisht në rritje të kostove. Mungesa e formalizimit dhe raporti jo i përshtatshëm midis financimeve me kushte lehtësuese dhe subvencioneve kanë bërë atë që ne të jemi të disavantazhuar me importin që po merr hov më shumë në raport me prodhimin vendas.”
Agim Rrapaj, kreu i Agrobiznesit Shqiptar propozon se qeveria duhet të rishikojë skemën e TVSH-së që po penalizon sektorin, duke favorizuar importet.
“Nëse skema e TVSH-së nuk ridimensionohet edhe një herë dhe nuk vendoset në binarë ky trend rënës do të vazhdojë edhe në të ardhmen pa diskutim. Duhet një strategji strikte se si do të përballojmë shpopullimin e fshatit, forcat e punës dhe çfarë masash duhet të marrim në mënyrë që vitin tjetër të shfrytëzojmë maksimalisht potencialet që ka sektori.”
Duke marrë në konsideratë disa nga këshillat e FMN-së, Qeveria vendosi të marrë mbrapsht disa nga përjashtimet fiskale që kishte dhënë ndaj biznesit, shumica e tyre në sektorin e bujqësisë. Nga heqja e përjashtimeve fiskale, qeveria pritet të rikthejë në buxhet gjatë një viti rreth 2.5 miliardë lekë. Sipas projektligjit të ri për ndryshimet në TVSH, bëhen ndryshimet e mëposhtme.
1- Trajtimin me shkallë të reduktuar të TVSH-së prej 10% të furnizimit të inputeve bujqësore, siç janë plehrat kimike, pesticidet, farat dhe fidanët, përveç hormoneve të klasifikuar në kodet 2937 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave nga zero për qind që ishin aktualisht.
2- Përjashtimin nga TVSH-ja për importimin e makinerive dhe pajisjeve në funksion të realizimit të kontratave të investimeve me vlerë të barabartë, ose më të madhe se 500 milionë lekë nga 50 milionë lekë që është aktualisht.
3- Zëvendësimin e normës së kompensimit të prodhuesit bujqësor prej 6% në 0%.
Deputeti socialist Erjon Braçe ditën e sotme ka kërkuar një strategji të qartë për bujqësinë
Një politikë fiskale e paqëndrueshme në një fabrikë që ka çati krijon probleme jo më në një sektor ku punohet në qiell të hapur, në dimër dhe në verë, në kushte atmosferike shumë të vështira. I gjithë mundi dhe të ardhurat që fermerët pretendojnë nga puna e tyre janë të varura dhe nga kushtet atmosferike.Ti shtosh një tjetër hall që vjen nga paqëndrueshmëria e politikave qeverisëse fermerit është shumë. Kudo mundet të mbajë struktura por te bujqësia nuk mban se puna është përtej çdo caku e vështirë.Së dyti qëndrueshmëria e skemave të mbështetjes. Ta dijë bujku që këto katër vite politika e mbështetjes së tij do jetë përmes kësaj skeme, u shpreh Braçe ditën e sotme në komision.
Largimi i punëtorëve në emigracion
Sektori i bujqësisë po përballet së fundmi edhe me mungesë të fuqisë punëtore si pasojë e emigrimit dhe zhvendosjes së popullsisë drejt zonave urbane. Në tremujorin e dytë sipas Instat numri i të punësuarve në bujqësi u ul me 29.8 mijë persona.
Gazeta Shqip