Vendimi për Dritan Dajtin, ‘shpërthen’ Hoxha: As që u bëhet vonë…
Vendimi për Dritan Dajtin, ‘shpërthen’ Hoxha: As që u bëhet vonë…
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet të Rënda që pranon gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin, i akuzua për vrasjen e katër policëve, gazetarja e kronikës Anila Hoxha, thotë se pret hakërrimin e zyrtarëve të lartë.
“Pres hakërrimin e ministrit te brendshëm. Pres hakërrimin e drejtorit te përgjithshëm te policisë se shtetit !!! Te kujtdo dreqi qe është ulur neper karrige shteterore dhe as qe i behet vone se sa vlen jeta e nje polici. Sepse jeta e nje polici nuk vlen perderisa i nxirrni neper aksione te tradhetuara, i dekonspironi dhe i vrisni ne menyra gjithfaresh. Disa i vrisni duke mos i motivuar. Disa i vrisni duke i pezulluar nga detyra. Disa duke ju kerkuar llogari pse nuk ju pershendeten ne menyre ushtarake. Disa se i quani trupe dhe flote kur ata jane efektive te policise. Disa vriten pak nga pak. Disa vriten brenda nje casti. Dhe disa rivriten:
Deshmoret e atdheut:
Fatos Xhani
Altin Dizdari
Saimir Duckollari
Kasteriot Feskaj.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/