Vendimi për shembjen e Teatrit, reagim i fortë nga komisionerja e BE për Kulturën
Vendimi për shembjen e Teatrit, reagim i fortë nga komisionerja e BE për Kulturën
– 15/05/20 |
Komisionerja e BE për Kulturën, Mariya Gabriel u bën apel institucioneve shqiptare që të përfshihen pa vonesë në një dialog konstruktiv me palët e trashëgimisë, përpara se të marrin një vendim të pakthyeshëm për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Ajo ka postuar në llogarinë e saj në Twitter mesazhin, që e ka ndarë më pas me gjithë ndjekësit e tij në rrejetet sociale, kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta.
Reagimi i komisioneres se BE
Dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimisë # kulturore është i domosdoshëm përpara se të merrni një vendim të pakthyeshëm në #Nacional Theatre #Tirana.
Ne inkurajojmë fuqimisht të gjitha institucionet përkatëse kombëtare që të përfshihen tani në një dialog konstruktiv me palët e trashëgimisë.
Gazeta Mapo