Vendos flamurin kuq e zi te zyra e Ramës, policia ndalon qytetarin. –
Vendos flamurin kuq e zi te zyra e Ramës, policia ndalon qytetarin. –
13 Maj, 2019
Policia ndaloi sot një qytetar i cili paqësisht vendosi një flamur kombëtar dhe 3 pankarta kundër tek kryeministria, ku kërkohej ndalimi i largimit të shqiptareve nga vendi prej qeverisë.
Fotot dhe pamjet tregojnë qartë se si qytetari protestues, i veshur me jelek te verdhe, simbol i protestës antiqeveritare, nuk ka bërë asnjë gjest antiligjor, perveçse ka vendosur 3 parulla tek kangjellat me te cilat rrethohet kryeministria.
Në parulla shkruhet ‘Ndal gjenocidin dhe shpërnguljen masive të popullsisë’, ‘Miq perëndimorë, kontribuoni për kombin shqiptar’.
Pamjet tregojnë patrullën e policisë që shoqëron qytetarin dhe heq me nervozizëm parullat, që nuk përbëjnë rrezik për askënd, por duket se policia e Ramës dhe Lleshit nuk e duron më as flamurin kombëtar.