“Venecia” pro Metës, por Kodi s’preket para zgjedhjeve. Ekspertët: – Ndryshimet të njëanshme, ndryshojnë pas 25 prillit
“Venecia” pro Metës, por Kodi s’preket para zgjedhjeve. Ekspertët: – Ndryshimet të njëanshme, ndryshojnë pas 25 prillit.
02/12/2020 – 19:46
Komisioni i Venecias në draft raportin paraprak mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ka vendosur të mos ndërhyjë mes palëve.
Pas analizës së bërë ndaj kërkesës së presidentit Ilir Meta, mbi ndikimin e ndryshimeve pak muaj para votimeve apo heqjen e koalicioneve parazgjedhore, ekspertët konstatojnë se ndryshimet janë të njëanshme, jashtëzakonisht të nxituara dhe pa konsultime të duhura.
Por pavarësisht gjetjeve, Venecia shton se çështja i përket të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë ndaj dhe ky institucion duhet të konstituohet sa më shpejt.
Në raport thuhet gjithashtu se, ndryshimi i formulës së koalicioneve ka pak gjasa të ndikojë në rezultatin zgjedhor dhe se është e vështirë të parashikohet efekti i listave pjesërisht të hapura. Kjo pasi votimi me preferencë, pra kur kandidati i renditur i fundit mund të kalojë në listë fituesi, mund të bëhet vetëm nëse ka një mbështetje të gjerë të zgjedhësve, pra me mbi 10 mijë vota.
Sa më afër zgjedhjeve të miratohen ndryshimet në legjislacionin zgjedhor, aq më shumë mund të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve, është një tjetër konstatim, i ekspertëve.
Në rekomentimet e bëra, kërkohet që palët të nisin dialog konstruktiv në zbatimin e ligjit në kohë dhe të shmanget ndryshimi i mëtejshëm i ligjit.
Sa i përket kryetarëve të partive venecia u rekomandon të përmbahen në pikën që i lejon kandidimin në disa zona elektorale por edhe të sqarohet ndikimi i ndryshimeve në lidhje me koalicionet lidhur me nenin 96 të Kushtetutës për emërimin e Kryeministrit.
Pas 25 prillit rekomandohet të krijohen më shumë mundësi për garë edhe brenda partive apo koalicioneve dhe të hiqet pragu kombëtar 1% për pakicat kombëtare.
GJETJET E KOMISIONIT TË VENECIAS:
ndryshimet e njëanshme për zgjedhjet, jashtëzakonisht të nxituara;
b. Ndryshimet u bënë pa konsultime të duhura dhe jo në një proces gjithëpërfshirës;
c. palët duhet të hyjnë në dialog konstruktiv për të sqaruar ndikimin e ndryshimeve;
d. kushtetutëshmëria e ndryshimeve të vlerësohet nga Gjykata Kushtetuese;
e. ndryshimet kushtetuese shkuan kundër rregullave më themelore demokratike të hartimit të ligjit;
f.stabiliteti i ligjit zgjedhor është thelbësor për të siguruar besimin në procesin zgjedhor;
g. ndryshimi i formulës së koalicioneve ka pak gjasa të ndikojë në rezultatin zgjedhor;
h. është e vështirë të parashikohet efekti i listave pjesërisht të hapura; ndryshimet hynë në fuqi pasi procesi zgjedhor ka filluar;
i. liderët e partive politike të përmbahen nga të qenit kandidatë në disa zona elektorale.
Komisioni i Venecias dhe ODIHR bëjnë rekomandimet kryesore vijuese që duhen ndjekur para zgjedhjeve parlamentare të Prillit 2021:
- Të gjitha autoritetet të hyjnë në një dialog konstruktiv dhe të bëjnë çmos për të zbatuar ligjin zgjedhor në kohë; ato duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në një mënyrë transparente, për të sqaruar ndikimin e ndryshimeve, dhe administratës zgjedhore duhet t’i sigurohen mjetet e mjaftueshme për t’i zbatuar ato;
B. Të shmanget çdo ndryshim i mëtejshëm i legjislacionit zgjedhor përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare; në veçanti, caktimi i kufijve të zonave elektorale nuk duhet të ndryshohet;
C. Liderët e partive politike të përmbahen nga të qenit kandidatë në disa zona elektorale;
D. Të sqarohet ndikimi i ndryshimeve në lidhje me koalicionet lidhur me nenin 96 të Kushtetutës për emërimin e Kryeministrit.
Komisioni i Venecias dhe ODIHR rekomandojnë, që pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021:
- Të hiqet mundësia që liderët e partive politike të garojnë në disa zonat elektorale;
Të respektojë të drejtat e barabarta për të gjitha palët në një koalicion për të apeluar veprimet dhe vendimet e koalicioni;
C. Të prezantohet mundësia që kandidatët individualë të paraqesin ankesa ndaj ndarjes së mandateve brenda një liste;
D. Të sqarohet përkufizimi i pragut për zgjedhjet lokale në kuptimin që ai zbatohet në nivel lokal, nëse është e nevojshme përmes një rregulloreje;
E. Të rishikojë nenin 67 (4) të Kodit Zgjedhor në mënyrë që të zvogëlohet numri minimal i kandidatëve për tu paraqitur në listë;
F. Të konsiderohet që të bëhet një përjashtim nga pragu kombëtar 1% për pakicat kombëtare.
G. Të vazhdojë adresimin e rekomandimeve të ODIHR-it lidhur me zgjedhjet.
Nga: OraNews