Vepër aliene? Pas shkretëtirës, struktura metalike shfaqet në Rumani dhe zhduket në mënyrë të mistershme. (!)

DHJETOR 2020

Një monolit metali që u shfaq në një qytet rumun vetëm disa ditë pasi një strukturë e ngjashme u zhduk në Utah, gjithashtu është zhdukur në mënyrë misterioze.

Shtylla u gjet në Batca Doamnei Hill, në qytetin Piatra Neamt, në Rumaninë veriore të enjten e kaluar.

Ajo u pikas vetëm pak metra larg pikës së njohur arkeologjike Kalaja Petrodava Dacian, një fortesë e ndërtuar nga populli i lashtë Dacian midis 82 para Krishtit dhe 106 Pas Krishtit.

Por brenda natës të hënën, monoliti u zhduk papritmas, aq shpejt sa mbërriti.

Robert Iosub i gazetës Ziar Piatra Neamt, i cili e kishte parë strukturën, tha: ‘Struktura e gjatë 2.8 metra u zhduk brenda natës aq qetësisht sa u ngrit javën e kaluar.’

Zhdukja e saj shton intrigat pasi një monolit i ngjashëm u gjet kohët e fundit në shkretëtirën e Utah.

Por gjithashtu u zhduk në duart e një ‘partie të panjohur’, me teoricienë konspirative që spekulojnë se alienët mund të ishin prapa strukturave.

Gazeta Shqip