Versaja hapet për publikun, paqartësi kur kthehen turistët, pasiguri nëse vendasit do e vizitojnë
Versaja hapet për publikun, paqartësi kur kthehen turistët, pasiguri nëse vendasit do e vizitojnë
6 qershor 2020
Pallati madhështor i Versajës, i ndërtuar në shekullin e 17 nga Luigji i Pesëmbëdhjetë, do të hapet sërish për publikun nga data 6 qershor. Të premten, punonjës të shumtë ju përkushtuan pastrimit të Sallës së Pasqyrave dhe lustruan statujat e saj të praruara.
Vizitorëve do t’ju kërkohet të mbajnë maska në fytyrë dhe të ndjekin një rrugë me një kalim gjatë vizitës së tyre në 2 300 dhomat e pallatit.
Edhe pse masat kufizuese kanë filluar të lehtësohen, ka ende paqartësi se kur turistët do të rikthehen. Kriza e coronavirusit ka goditur rëndë fitimet e arkëtuara nga ky vend dhe pika të tjera kulturore të Francës.
Sipas shifrave të një viti më parë, 8 milionë persona kaluan në portat e Pallatit të Versajës që përbënin 75% të xhiros totale. 4 nga 5 vizitorë janë të huaj.
Catherine Pegard, presidente e Pallatit të Versajës tha se vizitorët francezë do të kenë mundësinë të bëjnë një xhiro private.
“Siç e dini, 80% e vizitorëve tanë vijnë nga jashtë, por sot ata nuk udhëtojnë dot, ndaj do të jenë francezët ata që do të vijnë dhe të ri-zbulojnë Versajën. Jemi të lumtur për këtë. Ata do të rizbulojnë një vend që nuk e kanë parë më parë sepse do të bëjnë një vizitë thuajse private të dhomave”, u shpreh ajo.
Luigji i Pesëmbëdhjetë e ndërtoi pallatin si simbol të rëndësisë së Francës si superfuqi evropiane si dhe për të theksuar të drejtën e tij hyjnore për të pasur pushtet absolut.
Pallati ishte rezidenca kryesore mbretërore deri në Revolucionin Francez dhe rrëzimin e monarkisë, thuajse 8 dekada pas vdekjes së tij. Është ende një prej pikave më të vizituara të Francës, i shpallur si destinacioni turistik më i parapëlqyer.
e.k/dita