Veshgjatët e ”papunë” ndezin debatin, ti therim… –
Dikur ishin një kafshë fisnike, por sot, teknologjia, ashtu si shumë gjëra të tjerë ka nxjerrë “demode” edhe gomerët. Kjo ka ndezur një debat të pashembullt në Brazil, një ndër vendet me popullsinë më të madhe të “veshgjatëve”.
Mijëra gomerë kullosin në lëndinat e gjëra të vendit amerikano-jugor, të papunë, ndërkohë që autoritetet diskutojnë për fatin e tyre.
Një propozim është ai për therjen dhe më pas transportin e mishit të tyre për konsum në tregun “e uritur” kinez, propozim që ka ngjallur kundërshtimin e fortë të tradicionalistëve, që kërkojnë ruajtjen e tyre.
Ka disa grupe të tjera që propozojnë sterilizimin, në mënyrë që kafshët të mos shtohen më dhe të mos shkaktojnë problemin e mbipopullimit.