25 Nentor 2023

Reshje e dëborës prej orësh kanë nisur në  qarkun e Korçës.

Përpos reshjeve intensive që kanë përfshirë Qafë Thanën, aktualisht nga reshjet është përfshirë edhe qyteti i Pogradecit dhe pjesërisht Dardha.

Borëpastrueset ndodhen në terren ndërkohë që ju bëhet thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të qarkullojnë me kujdes dhe të përdorin goma dimërore në varësi të situatës dhe reshjeve.

Kujtojmë që sa i përket veriut të vendit, situata është e rënduar me akse kryesore, Rruga e Arbrit dhe të tjera të bllokuara tanimë totalisht.

Borëpastrueset janë në terren, por ashtu edhe policia, e cila është në gatishmëri në rast nevoje.

Njoftimi:

Shërbimet e Policisë kanë rritur prezencen në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit te keq.

Aktualisht në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë kanë nisur reshjet e dëborës, deri në keto momente ky aks është i kalueshëm.

Kontraktorët jane në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore  të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimëror, të ndjekin udhëzimet e sherbimeve tona te Policisë Rrugore.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.

a.c./dita