Vetë punon, vetë kontrollon. Te “Unaza” nuk kanë të sosur akuzat

3 nentor 2019

Denoncohen shkelje ligjore lidhur me mbikëqyrjen e punimeve në “Lotin 2” të Unazls së Re, konktetisht për segmentin e famshëm për korrupsion Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja.

Denoncimi vjen nga media afër qeverisë, duket i nxitur nga lufta mes grupimeve afër saj që synojnë tenderin miliardësh pas rrëzimit të tentativës së parë korruptive për Unazën.

Duket se Autoriteti Rrugor Shqiptar, në mënyrë të dyshimtë, ka renditur në krye të listës kompaninë “Instituti i Konsulencës në Ndërtim”, duke e projektuar si fituese të ardhshme për të mbikëqyrur punimet për ndërtimin e segmentit të Unazës së Re, ndërkohë që në pjesën e parë të garës kompania nuk ishte renditur në krye.

Gara u zhvillua në korrik të 2019 dhe nga vlerësime teknike IKN kishte marrë 74.333 pikë nga 100 në total.

Në vendin e parë ishte renditur kompania “Gjeokonsult & Co” me 95 pikë.

Por, IKN ka bërë rekurs dhe Komisioni i Prokurimit Publik, i cili pas rreth 3 muaj shqyrtimi të dosjes ka urdhëruar rivlerësimin e IKN, duke konkluduar që meritojnë pikëzim maksimal.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, si autoritet kontraktor, e ka interpretuar gjykimin e KPP si një urdhër, dhe i ka shtuar 20 pikë duke e renditur kështu në krye me 96.333 pikë.

Sipas gazetës shqiptarja.com skandali konsiston në faktin se as Autoriteti Rrugor, IKN ka lidhje financiare me kompaninë Salillari, e cila do të zbatojë projektin për të njëjtin segment.

Ligji nr. 8402, datë 10.9.1998 për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit parashikon që kompania që mbikëqyr punimet nuk duhet të ketë asnjë lidhje me kompaninë që zbaton projektin.

INK paguhet nga Salillari për këtë mbikëqyrje, pasi kontrata financohet 50 % nga grupi i kompanive ku bën pjesë Salillari dhe 50 % nga shteti.

Por, ARSH ka vendosur ta anashkalojë këtë ligj, duke e lejuar INK të vijojë garën, madje edhe duke e renditur të parën – raporton kjo media.

j.l./ dita