“Vetëm me Bechettin ikën 109 mln euro”, ish-avokatja e shtetit: Çfarë po humbim nga lufta personale e Ramës
“Vetëm me Bechettin ikën 109 mln euro”, ish-avokatja e shtetit: Çfarë po humbim nga lufta personale e Ramës
12 korrik 2020
Ish avokatja e Shtetit, Ledina Mandija ka reaguar me nje ilustrim se çfarë mund të ishte bërë me 109 milionë euro që kryeministri Rama humbi në përballjen me sipërmarrësin italian Francesco Bechetti.
Mandija tashme e angazhuar në Partinë Demokratike si anëtare e Këshillit Kombëtar, bëri përgjegjës kryeministrin që shndërroi një luftë personale në një gjibë të rëndë për Shqipërinë.
Statusi i plotë:
Kryeministri në ikje po dëmton çdo ditë interesin publik. Lufta e tij personale me sipërmarrësin italian Francesco Bechetti do ti kushtojë të gjithëve shqiptarëve plot 109 milionë euro!
Edi Rama vendosi interesat e tij personale mbi ligjin dhe interesat e vendit, dhe për dëmin që ai shkaktoi shqiptarët e varfëruar duhet të paguajnë gjobën 109 milionë euro, në vend që këto para ti mbanin për vete.
Ky është krim. Dëmi ekonomik i shkaktuar nga Edi Rama po e vret ekonominë dhe po zbraz xhepat e shqiptarëve.
Shikoni sa familje dhe biznese mund të ishin ndihmuar me kaq shumë para? Sa shkolla dhe spitale mund të ishin ndërtuar? Sa njererëz mund të ishin ndihmuar:
Të dhënat në video:
Shqiptarët janë duke paguar me taksat e tyre luftën personale të Kryeministrit Edi Rama, me pronarin e Agon Channel Francesco Becchetti. Shteti shqiptar do t’i paguajë 109 milionë euro. Edi Rama nuk flet për dëmin e drejtpërdrejt që u ka shkaktuar qytetarëve!
Ndërkohë, Me 109 milionë euro mund të ishin ndërtuar 7 spitale te rinj, 100 shkolla të reja, 200 kopshte dhe çerdhe të reja. Me 109 milionë euro, mund të ishin blerë 4.500 respiratorë për t’u përballur me pandeminë.
Mund të ishin kryer 726.666 testime për COVID-19. Me 109 milionë euro, mund të jepeshin 235 euro subvencione të drejtpërdrejta për 463.550 fermerët e punësuar në sektorin bujqësor!
Mund të dyfishohej për 3 vite ndihma ekonomike për 60 mijë familje shqiptare