Veterineri shet haptaz fostoksinën e ndaluar: – Mos ia trego kujt se më more në qafë!

Blogu i UdhëtaritNjoftime ShtypiShoqerore

Veterineri shet haptaz fostoksinën e ndaluar: – Mos ia trego kujt se më more në qafë!

19 Mars 2024

Nuanca që çliron, ato i futen ushqimit dhe i helmojnë ato. Aman për këtë Zot, as mos ia trego kurrkujt, se më merr më qafë!

Përgjatë hetimit të emisionit “Stop” në Tv Klan në disa farmaci bujqësore në Kuçovë, Shkozë, Paskuqan e Kamëz mbi tregtimin e fostoksinës, rezultoi se ky produkt i ndaluar ligjërisht shitet lirshëm në këto pika. Në një rast, një veteriner në Kamëz tregon se ka ardhur edhe një grua për ta përdorur fostoksinën për vetëvrasje, ndërsa i dashuri i saj i bënte me shenjë të mos ia jepte.

Farmaci bujqësore – KAMËZ – TIRANË

Qytetari: Kam nja dy qen rrugaçë atje. Dua noi ilaç, t’i helmoj!

Veterineri: I vetmi ilaç, që disponoj, është një kokërr, fostoksinë quhet. Do marrësh të paktën 3 kokrra!

Qytetari: Hë, hë…

Veterineri: Fostoksinë kokërr!

Qytetari: Po!

Veterineri: Do ia futësh në qese me suxhuk, me sallam, a me salsiçe, a ku di unë!

Qytetari: Po!

Veterineri: Do i lësh nja 4-5 ditë!

Qytetari: Po!

Veterineri: Ato 3 kokrra do i heqësh nga qesja, që do të jap unë! Do i lësh, mbas 4-5 ditësh, do e marrësh mishin dhe do i gjush atyre qenve, që vijnë aty. Nuanca që çliron, ato i futen ushqimit dhe i helmojnë ato. Aman për këtë Zot, as mos ia trego kurrkujt, se më merr më qafë! Të lira, po mos i prek me dorë! Më kanë ardhur femra këtu. Më kanë ardhur këtu, më kanë thënë dua fostoksinë. Përse e do, i kam thënë unë. Për ça e du,tha, du me mbyt veten. Dashnori i saj aty i prekte kryet në derë aty. Dashnori i saj ma bënte me gisht “mos ia jep”./tvklan.al

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *